Vitin e kaluar janë sekuestruar 40 ton fildish të kontrabandur, thuhet në raportin e Konventës mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Kafshëve të egra dhe Bimëve (CITES). CITES thotë se bëhet fjalë për një sasi rekord. Në raport theksohet se në dhjetë vitet e fundit janë vrarë 111 mijë elefantë në Afrikë për shkak të fildishit. Sekretari i Përgjithshëm i CITES, John Scalon tha se vërehet rënie në gjueti në Botsvanë, në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Namibia, por se akoma në dhjetë vitet e fundit dukshëm është ulur numri i elefantëve në pjesën qendrore të Afrikës. Scalon vlerësoi rënien e gjuetisë si hap pozitiv. “Kanë filluar të ndjehen rezultatet e përpjekjeve globale, por ende nuk kemi arritur në pikën e dëshiruar”, tha Scalon. Ai beson se forcimi i sanksioneve ligjore mund të zvogëlojë kontrabandimin e fildishit. “Ka një rënie të vazhdueshme në nivelin e gjahut ilegal që ishte më i madh në vitin 2011. Hulumtimet në vitin 2016 tregojnë se shifrat e gjahut ilegal janë më të ulëta se ato para vitit 2008” shtoi ai.