Tiranë, 14 mars – Zyra statistikore e BE-së, Eurostat ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar 19 mijë shtetas shqiptar kanë kërkuar azil në ndonjë nga vendet anëtarë të BE-së.
Sipas të dhënave të Eurostatit, Shqipëria gjendet në vendin e nëntë sipas numrit të azilkërkuesve.
Krahasuar me vitin 2017, vitin e kaluar është shënuar rënie e numrit të qytetarëve shqiptar kërkues të azilit për rreth 7 mijë. Numër rekord është regjistruar në vitin 2015 kur ka pasur rreth 69 mijë, ndërsa një vit më vonë është ulur në rreth 33 mijë dhe 26 mijë në vitin 2017.
Ndryshe, në periudhën prej vitit 2013 deri 2017 rreth 157 mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në BE.
Eurostat thekson se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 580 mijë persona të cilët kanë aplikuar për azil në ndonjë vend anëtar të BE-së, që është më i vogël për 11 për qind. Në vend të parë është Iraku me rreth 81 mijë aplikime, pasojnë Siria, Afganistani, Pakistani, Irani, Nigeria, Turqia dhe Venezuela.