Vitin e ardhshëm 11 ditë jo pune me katër fundjava të vazhduara

Shkup, 26 tetor  – Në vitin 2018 qytetarët e Maqedonisë do të kenë katër fundjava të vazhduara. Nga gjithsej 11 ditë jo pune për të gjithë qytetarët, katër lidhen me fundjavën, për dallim nga ky vit i cili ka shtatë fundjava të vazhduara festive. Fundjava e parë e vazhduar, vitin e ardhshëm do të jetë menjëherë pas pritjes së Vitit të Ri sepse 1 janari është e hënë. E dyta është për Krishtlindje, sepse ditë jo pune është 7 janari e diel, por zhvendoset për më 8 janar e hënë. E ngjashme është situata edhe me festën krishtere, Pashkët e cila vitin e ardhshëm si ditë jo pune është 9 prilli e hënë, si dhe Fitër Bajrami, sepse festa është më 15 qershor e premte.

Për të gjithë qytetarët, ditë jo pune është edhe 1 maji -Dita e punës, 24 maji “Shën Cirili dhe Metodi” Dita e Iluministëve, 2 Gushti – Dita e Republikës, 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë, 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore, 23 Tetori – Dita e luftës revolucionare të Maqedonisë dhe 8 Dhjetori – “Shën Klimenti i Ohrit”.

Qytetarët e fesë ortodokse më së shumti do të pushojnë për festën e madhe krishtere Pashkët sepse për ta përveç të dielës – 9 prilli, ditë jo pune do të jetë edhe e premtja – 6 prill. Fundjavë të vazhduar do të kenë edhe për Ujin e Bekuar e cila festohet më 19 janar të premten.

Ditë jo pune për besimtarët ortodoksë janë edhe 6 janari Nata e Buzmit – e shtunë, Dita e shpirtrave 25 maj – e premte dhe Shën Mëria, 28 gusht – e martë.

Për qytetarët e fesë katolike ditë jo pune janë edhe 2 prilli – e hënë Pashkët, dita e dytë e Pashkëve, 1 nëntori – festa e të gjithë shenjtorëve – e enjte, si dhe 25 dhjetori, Dita e parë e Krishtlindjeve – e martë.

Për qytetarët e fesë myslimane ditë jo pune është edhe 21 gushti, Kurban Bajrami – e martë.