Vitia: Kemi marrë të gjitha masat ndaj COVID-19, dy komuna në Veri janë në karantinë

20

jMinistri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj kanë mbajtur sot një konferencë për media lidhur me gjendjen sa i përket virusit COVID-19 në Kosovë, raprton “Zëri.info”.

Me këtë rast, ministri Vitia tha se janë marrë të gjitha masat institucionale në komunat në vend dhe se do të bëjnë çmos që të izolojnë përhapjen edhe më tej të virusit.

Vitia tregoi se edhe dy komuna në Veri janë vendosur në karantinë, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

“Kemi menduar që tani konferencat të jenë vetëm përmes platformave virtuale por sot vendosëm kështu për shkak të sqarimit të opinionit. Në Institutin e Shëndetit Publik, dje janë testuar 243 mostra ku pozitivë kanë rezultuar 9. Deri tani janë shëruar edhe 6 persona të tjerë dhe kështu lajmi i mirë është se numri i të shëruarve po rritet çdo ditë. Pozitiv me koronavirus deri tani kanë rezultuar 135 raste. Dje janë testuar edhe 93 persona nga Veriu dhe tre persona kanë rezultuar të infektuar’’, tha ai.

Vitia tha se ky muaj do të përcaktojë se sa persona do të infektohen me virus, derisa kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdesë.

Comments are closed.