Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para medieve ka folur se dy barna kanë rezultuar të kenë pas sukses në trajtimin e të prekurve me koronavirus.
“Dje dhe sot kemi marrë informacionet se disa nga aniviralë si Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve”.
“Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat,siç është ajo e Japonisë dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, tha Vitia.
Ai po ashtu tregoi se kontigjenti i parë i pranuar në vlerë 400 mijë eurove ka filluar të shpërndahet në komunat e karantinuara si ajo e Vitisë, Klinës, Malisheva, duke shtuar se këto mjete do të shkojnë edhe në vendet tjera ku janë konfirmuar raste me koronavirus.