Viti shkollorë nuk fillon më 2 shtator!?

Shkup, 23 gusht – Pas negociatave të shumta me Ministrinë e arsimit dhe shkencës , SASHK-u nën presionin e bordit udhëheqës solli vendim që viti shkollor mos të filloj më datën e paraparë 2 shtator por të bëhet grevë.

SASHK-u nuk pranon rritjen e pagave në arsim për vetëm 5 %. Ata kërkojnë që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 25%.

Gjatë ditës së sotme ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi u mundua që t bind udhëheqësinë e SASHK-ut se pagat do të rriten në vazhdimësi, SASHK qëndroi në vendimin e prerë për grevë.
Ata kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të përmirësohet statusi i keq socio-ekonomik në të cilin gjendet puntorët e përkushtuar të arsimit.

Pas protestave të shumta që SASHK-u i ka organizuar në kuadër të Konfederatës e Sindikatave të lira të Maqedonisë së bashku edhe me sindikata tjera, SASHK-u këtë herë pakënaqësinë e vet do ta shpreh përmes grevës.