Viti 2017 nuk është viti i Venus Williams. Banesa e tenistes amerikane është gabitur nga një grup hajdutësh, ndërsa ajo ishte duke luajtur një ndeshje të “US Open”. Edhe pse ngjarjet kanë ndodhur në fillim të muajit shtator, policia e publikoi vetëm tani këtë fakt.
Mësohet se hajdutët grabitën sende personale të Venus Williams, vlera e të cilave arrinte deri në 340 mijë euro. Më herët, tenistja amerikane regjistroi edhe një aksident rrugor me vdekje, duke bërë që të rëndojë shumë psikologjikisht në jetën e saj.