Një person nga Shtimja është plagosur nga plumbi qorr si pasojë e festimeve të Vitit të Ri, njofton Klan Kosova.
Në Qendrën Emergjente të QKUK-së kanë kërkuar ndihmë gjithsej gjashtë raste deri tani.
Dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe kanë përfunduar me amputim duarsh, si pasojë e lëndimit nga mjetet piroteknike derisa katër raste të tjera janë paraqitur me lëndime të lehta poashtu si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.