Tiranë, 16 janar – Në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, bashkë me Institutin e Studimeve Albanologjike, do të mbajë disa aktivitete për të nderuar figurën e “babait të pavarësisë”.
Akademiku Marenglen Verli, për “Vizion plus” sqaroi se do të publikohen për herë të parë shumë dokumente italiane dhe austro-hungareze.
Sipas historianit këto dokumente i përkasin viteve 1912-1914 ku dhe roli i Ismail Qemailt ishte qendror.
Akademia e shkencave synon që me shpalljen e 2019 si viti i Ismail Qemalit të hedhë më shume dritë rreth figurës se personazhit me te rëndësishëm te pavarësisë.