Gjatë vitit të kaluar në Japoni janë raportuar gjithsej 87.962 persona të zhdukur, shifër e cila paraqet numrin më të madh të të zhdukurve në dekadën e fundit, transmeton AA. Mediat lokale raportojnë se në shifrën e personave të humbur përfshihen ata që vuanin nga çështjet sociale dhe ekonomike si dhe nga demenca.
“Ata në të njëzetat e tyre ishin grupmosha kryesuese në numrin e përgjithshëm të të zhdukurve. Nga numri i përgjithshëm, 64,1 për qind ishin meshkuj dhe 35,9 për qind ishin femra”, cituan mediat lokale të dhënat e policisë.
Të dhënat po ashtu treguan se si pasojë e sëmundjeve, përfshirë demencën, janë zhdukur 23.347 persona ose 26,5 për qind nga numri i përgjithshëm ndërsa si pasojë e problemeve familjare dhe ato të biznesit 10.980 persona ose 12,5 për qind nga numri i përgjithshëm.
Të dhënat e njëjta theksuan se personat e zhdukur që vuajnë nga demenca vitin e kaluar shënuan një rekord me gjithsej 16.927 të zhdukur, pothuajse dyfishi që nga mbledhja e të dhënave të personave të zhdukur në vitin 2012.
“Duke reflektuar plakjen e shpejtë të shoqërisë, shifra ka arritur rekorde të reja çdo vit. Kjo shifër në vitin 2018 u rrit me 1.064 të zhdukur krahasuar me vitin 2017”, theksuan mediat lokale.
Të martën e kaluar, qeveria japoneze miratoi një program të ri që synon të ndihmoj pacientët që vuajnë nga demenca të jetojnë më të qetë, pasi vendi deri në vitin 2025 pret rreth 7 milionë të moshuar me demencën.