Është mbyllur me sherr dhe “shkulje flokësh” konkursi “Miss BumBum” 2018, ku zgjidhet vajza me të pasmet më të përkryera. Një nga konkurrentet nuk mbeti e kënaqur me ndarjen e çmimeve dhe sulmoi fituesen, duke nxjerrë në “shesh” mashtrimet me vithet. Sipas vajzës që hapi sherrin, fituesja e “Miss BumBum” i kishte të pasmet e bëra me ndërhyrje kirurgjikale. Konkurrentja Aline Uva, ia shkuli shiritin e “Miss-it” fitueses Ellen Santanan. “Unë i respektova të gjitha rregullat. Vithet e mia janë origjinale, por ajo i ka plastike”, tha Aline në skenë.