Klasi nuk zhduket kurrë! Madje, edhe kur je 45 vjeç. Mbi të gjitha për një fantazist si Robert Pires, që gjithmonë do kujtohet për stilin e tij të veçantë. Francez në origjinë, por i përshtatur në futbollin anglez, aty ku ka bërë histori me Arsenal në 189 ndeshje që veshi fanellën e “Topçinjve”.
Së fundi, ish-mesfushori po merr pjesë në kampionatin StarSixes për futboll salle me skuadrën e Rest of the World (ROW). Në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut Pires ka dhuruar spektakël me tre gola të shënuar. Fillimisht shënoi pas një driblimi fantastik ndaj portierit, në të dytin tregoi se saktësia e tij nuk ka ndryshuar dhe forca padyshim që nuk i ka humbur, këtë e tregoi në golin e tretë.
Sit back and enjoy Robert Pires' @fans_bet #StarSixes hat-trick…
1️⃣💫 Footwork
2️⃣🎯 Precision
3️⃣🚀 Power
Arsenal, I think we've found your Aaron Ramsey replacement… pic.twitter.com/ToIjGpsfSJ
— Squawka Football (@Squawka) January 5, 2019