Ne s’jemi në këtë botë të vetmit, e as të fundit. Kur të tjerët ndryshojmë, ne shpresojmë. Kur të tjerët sprovohen ne, ne tërhiqemi e përmirësohemi. Kur të tjerët shkojnë përpara, ne ju vemi mbrapa. Kur ata na e japin dorën, ne e zgjasim. Po këtë vitet e tranzicionit, na mashtruan disa herë. (Vargu i emigrantëve ekonomik nuk ka të ndalur. Le të ndryshohet emri, edhe identiteti i etnisë, por nuk bëhemi pjesë e familjes evropiane
Nga Bajram SELMANI
Për tërë këto vite tranzicioni-transformimi e pluralizmi, jemi dëshmitar të shumë “ngjarjeve” të cilat duhej të ngjanin e të tjerave që s’duhej të ngjanin. Por ja që ngjanë! Këtë, tanimë askush nuk mund ta mohoj e as injoroi. Pamë edhe atë që duhej “parë” e edhe atë që “s’duhej parë”. Shpresat ishin mbështetur te përmirësimi i kualitetit të jetës e qeverisjes së mirë, ndërsa zhgënjimet herë pas here ishin aq të mëdha, sa kalonin në dëshpërim e depresion (kolektiv!). Shpresuam shumë e, e pamë atë që vetit s’do të ja pranonim kurrë se ndonjëherë e menduam e aq më pakë e shpresuam: zhgënjimin, mashtrimin, vendnumërimin, në vend të përparimit e prosperitetit, thellimin dhe zhvillimin e çdo forme veprimtarie mbështetur në iniciativë të lirë; si kushte shpresë jete e që ngjau edhe si tronditje në shpresë besimin tonë.
Pamë atë, që vetit nuk do të ja pranonim e le më të tjerëve, të bëjmë rehabilitimin e bashkëpunëtorëve më të neveritshëm të ideologjisë, pushtetit e shtetit ku dominonte njëmendësia dhe të gjitha format në mbrojtje të kësaj njëmendësie; pamë servilët më të ndyrë që kalonin prej një formë organizimi politikë në tjetrin, përkatësisht prej një partie, në tjetrën për ta vendosë përfundimisht bythën në një karrige, që kur se merituan; pamë ideologët e gënjeshtrës së madhe që e kishin lëshuar vetën aq poshtë sa u bënë robër të idesë e pasurisë që e krijuan me mashtrim.
Sado që thoshim me gojën plotë se “këto janë vite tranzicioni”, e ai do të zgjaste e zgjaste se filluam të mendojmë se zgjatja e tranzicionit do të ngjajë me vite e gjenerata, e filluam të mos besojmë në njerëzit që pretendonin se e drejtonin atë, por ngjante edhe më keq, vinin të tjerët që premtonin më shumë e më bindshëm, pastaj të tjerë e të tjerë aq sa vitet s’kishin të sosur, derisa më s’kishte njeri që nuk shihte dhe besonte në premtimet dhe andrallat e tyre. I disave u bë pushteti, të tjerëve biznesi e i të tretëve ulja e bythës në karrige, dhe me këtë “besonin” i kishin zgjedhur të gjitha problemet e shtresuar ndër vite tranzicioni. Partia bythë-karrige, e analfabetëve, falsifikuesve të çdo (letre!) vlere qoftë ajo arsimore ose e kulturës përgjithësisht, e të uriturve për para e pasuri që me këmbë do të shkelnin e përbuznin çdo dinjitet njeriu e zhvlerësonin çdo autoritet dije e intelekti. Më nuk ka poet, as shkrimtar, gjithnjë e më pak krijues veprash shkencore e filozofike. Arti dramatik e i pikturës, skulpturës e muzikës kaluan në përgjegjësinë e njerëzve të pashkolluar. Nuk mbeti më zë arsye, ndaj arsyes ndërsehej si e çartur ushtria e partisë dhe të gjithë “qorra e sakatë” për të nxirë sa më tepër çdo gjë që ishte e mirë nga e kaluara, e tashmja dhe eventualisht e ardhmja. Pasi njëherë e kishin vendosur bythën në karrige, se ato ashtu e akceptonin dhe mendonin pushtetin e qeverisjen, tani e tutje do të qeverisnin me bythë: e ardhmja më s’u interesonte, bile as pasardhësve të tyre, e askush tjetër.
Gjithçka filloi të privatizohet. Pasuria e shtetit dhe shoqërisë, trashëgimia materiale e shpirtërore u bë e tyre. Postet e shtetit dhe ato me përgjegjësi shtetërore filluan ti konsiderojnë si të trashëguara, e ata të lindur për to. Mandej filluan ti privatizojnë edhe njerëzit, më lehtë e kishin me ato të besueshmit, e pastaj edhe të tjerët e ato të tjerët e pabesueshëm i kërcënonin në forma nga më të ndryshmet. Institucionet filluan të funksionojnë sipas tekave të bythë-karrigeve. Veten filluan ta mendojnë të përjetshëm. Megjithatë, reze shprese çdoherë mbetën. Impulset e rrezeve herë shtohen e herë pakësohen. Ato nuk shuhen kurrë. Por kur bëhet fjalë për ne e ndër ne, sikur na imponohet një pyetje shpresëdhënëse në formë shpresë humbësish: po tani ku ta varim shpresën, të dëshpëruar prej varrmihësve të, të gjitha shpresave?!
Ne s’jemi në këtë botë të vetmit, e as të fundit. Kur të tjerët ndryshojmë, ne shpresojmë. Kur të tjerët sprovohen ne, ne tërhiqemi e përmirësohemi. Kur të tjerët shkojnë përpara, ne ju vemi mbrapa. Kur ata na e japin dorën, ne e zgjasim. Po këtë vitet e tranzicionit, na mashtruan disa herë. (Vargu i emigrantëve ekonomik nuk ka të ndalur. Le të ndryshohet emri, edhe identiteti i etnisë, por nuk bëhemi pjesë e familjes evropiane. Tranzicioni na ngarkoi me taksa, …edhe të komunales, aq sa një rrogë mesatare nuk i mbulon dot. Prandaj ne bëhemi qytetarë që biem ndesh me ligjet, që i sollëm gjatë tranzicionit, në përputhje me standardin evropian, derisa ne paguajmë dhjetëfishin e tyre. Po të kenë mundësi shpërngulën të gjithë, por më e dukshme është e disa profesione, profesionistët e shëndetësisë i gjen gjithnjë e më pak, sikurse edhe disa profesione të ngjashëm kanë filluar të zbehen e humbin vlerën që kishin). Na mashtruan njerëzit gjoja prijës të tranzicionit, që atë e shndërruan në transformim: pronën e të gjithëve e bënë të vetën; investimet në të mirën e përgjithshme i bënë të vetat, ndarjen e punës së ndërmarrësve e bënë për ndërmarrjet e tyre, gjoja si investim. Krejt në emër të bythë-karriges e për bythë karrigen. Kjo na ka verbua, na ka frikësua, na ka bërë të huaj ndërmjet nesh, e ndaj vetvetes. Sado ne që e afirmonim jetën, ato na bënin që ne të jemi skeptik. Ndaj të lirohemi, ndaj vetvetes, ndaj të tjerëve. Ta rikthejmë besimin e humbur. Dhe tranzicioni, që tani ka marrë emra të ndryshëm, të merr fund. (koha.mk)