Vite studim për të përcaktuar shpejtësinë e teshtimës!

Një teshtimë shkaktohet nga grimcat e huaja që sjellin acarim të mukozës së hundës. Ajo mund të përhapë sëmundje, përveç rasteve kur shkaktohet nga alergjitë. Por, sa shkon shpejtësia e një teshtitjeje? Një studim nga Lydia Bourouiba, eksperte në dinamikën e lëngjeve në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, doli në përfundim se ajri nga teshtitja mund të udhëtojë me një shpejtësi mesatare prej 110 deri në 160 kilometra në orë. Gjithashtu, studimi tregon se goja e një personi mund të nxjerrë një mjegull të hollë mukusi dhe pështymë në një distancë maksimale prej 8 metrash.

Studiuesja i ka kaluar vitet e fundit të jetës së saj duke përdorur kamera me teknologji të avancuar për të zbuluar se si sekrecionet nga trupi i njeriut mund të përhapin patogjenë si koronavirusi i ri.

Videot dhe fotot nga laboratori i saj u ngadalësuan në 2000 “frame” në sekondë për të analizuar plotësisht gjithçka. Për kuriozitet, duhet theksuar se është e pamundur që të mbajmë sytë hapur gjatë teshtitjes, pasi nervat që kontrollojnë sytë dhe ato që kontrollojnë hundën janë të lidhura. Për këtë arsye, stimuli në njërin prej tyre provokon një përgjigje tek tjetri. Kur bëhet fjalë për teshtitjen, është gjithashtu shumë e vështirë ta bësh atë pa lëvizur kokën. Kjo është e mundur vetëm në momentin kur teshtitja është shumë e butë dhe shpejtësia me të cilën udhëton është më pak se 110 kilometra në orë.

Advertisements