Ju kujtohet se si kalciumi, magnezi dhe fosfati janë të rëndësishëm për shëndetin e fshikëzës? Kjo treshe ushqyese mund të gjendet edhe në ushqime. Qumështi, zarzavatet me gjethe dhe brokoli, janë të gjitha të pasura me kalcium. Spinaqi, bajamet, gjalpi i kikirikut dhe çokollata e zezë janë të gjitha burime të mira të magnezit dhe qumështi, buka, peshku dhe vaji i ullirit, të gjithë përmbajnë fosfat
Ndërsa të kesh një zemër dhe tru të shëndetshëm janë qëllimet kryesore të shumë njerëzve, shëndeti i fshikëzës është diçka për të cilën njerëzit nuk kanë tendencë të mendojnë derisa të ketë një problem. Por në fakt është jetike. Nëse po përjetoni çrregullime të ndryshme të këtij organi, si parehatia, urinimi i shpeshtë apo infeksione të përsëritura të traktit urinar, kjo do të thotë se diçka nuk funksionon me fshikëzën tuaj, dhe një problem i tillë mund ta dominojë vërtet jetën tuaj. Prandaj nëse jeni duke përjetuar probleme shëndetësore të fshikëzës, është e rëndësishme ta dini se cilat lëndë ushqyese mund të ndihmojnë. Ekziston një lëndë ushqyese për shëndetin e fshikëzës e ajo është vitamina D. Hulumtimet e reja tregojnë se ajo është vendimtare për organizmin por që shumica e njerëzve nuk e marrin mjaftueshëm këtë vitaminë.
Sipas një artikulli që thekson hulumtimin e ri të botuar në gazetën “International Urogynecology”, mos marrja e mjaftueshme e vitaminës D lidhet me një fshikëz tepër aktive, mosmbajtje urinare, çrregullime të dyshemesë së legenit dhe simptoma të traktit urinar të poshtëm. Studiuesit analizuan të dhënat në mënyrë kolektive, duke parë një lidhje të qartë midis vitaminës D dhe shëndetit të fshikëzës. Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e cila luan rol në përthithjen e zorrëve të disa ushqyesve të ndryshëm në trup. Kalciumi, magnezi, fosfati, përthithen të gjitha si rezultat i vitaminës D dhe këto gjëra gjithashtu luajnë rol në shëndetin e veshkave dhe fshikëzës.
Arsyeja pse kalciumi është i rëndësishëm për shëndetin e fshikëzës është sepse ndihmon në tkurrjen e muskujve, përfshirë muskujt detrusor. Magnezi dhe fosfati në mënyrë të ngjashme luajnë një rol në funksionimin e muskujve dhe nervave. Kalciumi është gjithashtu i lidhur me parandalimin e gurëve në veshka. Fatkeqësisht, shumë njerëz nuk marrin sasi të mjaftueshme të Vitaminës D. Shëndeti i fshikëzës nuk është arsyeja e vetme pse është e rëndësishme të merrni mjaft vitaminë D. Mungesa e saj në organizëm po ashtu lidhet me një rrezik më të lartë të llojeve të caktuara të kancerit, dobësisë së muskujve dhe shqetësimit të tretjes. Ushqimet e pasura me sasi të lartë të vitaminës D janë peshqit yndyrorë, si salmoni, vaji i mëlçisë së merlucit dhe toni i konservuar. Nëse jeni vegan dhe nuk hani peshk, mund ta merrni parasysh konsumimin e vitaminës D. përmes suplementeve.
Ju kujtohet se si kalciumi, magnezi dhe fosfati janë të rëndësishëm për shëndetin e fshikëzës? Kjo treshe ushqyese mund të gjendet edhe në ushqime. Qumështi, zarzavatet me gjethe dhe brokoli, janë të gjitha të pasura me kalcium. Spinaqi, bajamet, gjalpi i kikirikut dhe çokollata e zezë janë të gjitha burime të mira të magnezit dhe qumështi, buka, peshku dhe vaji i ullirit, të gjithë përmbajnë fosfat.