Vitamina C përveç rritjes të imunitetit ka një efekt pozitiv edhe për lëkurën duke vonuar plakjen, nxit riparimin e qelizave të dëmtuara dhe redukton ndjeshëm inflacionin e lëkurës.
Vitamina C është një mrekulli për lëkurat e prirura drejt akneve, pasi ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit të tyre. Gjithashtu dëmtimet e pësuara në lëkurë nga dielli, puçrrat apo reaksionet alergjike shërohen më shpejtë përmes vitaminës C. Nëse keni lëkurë të ndjeshme që tenton të merrni të kuqe ose të zbardhur, vitamina C mund t’ju ndihmojë ta luftoni atë. Ajo zvogëlon skuqjen, njollat dhe zbardh tonin e lëkurës duke e bërë atë të njëtrajtshme.
Kjo vitaminë është e mrekullueshme për lëkurën e thatë pasi rrit lagështinë në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar. Vitamina C shkëlqen lëkurën e lodhur, të vrarë dhe i jep asaj shkëlqim duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në largimin e rrudhave dhe nxit një lëkurë të fortë dhe tendosur.