Rritet rrezikshmëria prej 30-40 për qind që të varurit nga duhani të cilët marrin doza të larta të vitaminave B6 dhe B12, të kenë më shumë gjasat të zhvillimit të kancerit të mushkërive. Në kuadër të një hulumtimi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Journal of Clinical Oncology” morën pjesë 77 mijë persona të moshës 50 deri në 77 vjeçare nga Uashingtoni i SHBA-ve. Në mesin e pjesëmarrësve nga 3.200 të varur nga duhani 139 kishin sëmundjen e kancerit të mushkërive, njoftojnë se përforcimi në dozë të madhe me vitamina B6 dhe B12 te personat e varur nga duhani rrit për 30 deri në 40 për qind rrezikun e kancerit të mushkërive. Në hulumtimin e Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit Ohio theksohet se ky ndikim shihet më shumë te femrat e varur nga duhani dhe te ata që nuk e përdorin duhanin. Theodore Brasky nga ekipi hulumtues thotë se rezultatet e hulumtimit tregojnë se ka një sinergji mes kancerit të mushkërive, duhanit dhe përforcimit në dozë të madhe me vitaminën B. Hulumtimi tregon se përforcimi me vitaminën B12, 11 herë më e lartë se ajo e rekomanduar, rrit rrezikun në zhvillimin e kancerin e mushkërive për 30 për qind dhe B6 pothuajse për 40 për qind.