Në Ditën e Evropës, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka ndarë Çmimin e Evropianëve të Vitit, çmim të cilin për këtë vit e mori kaçanikasi, Visar Ramajli me kompaninë e tij “KIVO”.
“Është nder i madh për të marrë këtë çmim për gjithë ekipin tonë. Kjo nuk është një përpjekje individuale, por ky është një qëllim që shkon edhe për partnerët, bashkëpunëtorët tonë dhe të gjithë që qëndruan bashkë me ne, përfshirë edhe institucionet e Kosovës. Ne jemi shumë të lumtur që kemi marrë këtë çmim dhe pasi sot jemi këtu të kremtojmë Ditën e Evropës, ju dëshiroj një mbrëmje të mirë”, është shprehur Ramajli pas marrjes së Çmimit.