Visar Ganiu: Zgjedhjet janë proces shumë i rëndësishëm dhe shprehje e vullnetit të lirë

18

Shkup, 17 tetor – Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu ka shfrytëzuar të drejtën për votim dhe më këtë rast ka ka ftuar gjithë qytetarët të realizojnë të drejtën e votës, pasi zgjedhje janë proces shumë i rëndësishëm dhe shprehje e vullnetit të lirë, shkruan TS.

“Sot shfrytëzova të drejtën demokratike për të votuar për Zgjedhjet lokale 2021.
Si zakonisht përkrahë meje e kisha edhe familjen time.
Zgjedhjet janë proces shumë i rëndësishëm dhe shprehje e vullnetit të lirë.
Andaj i ftoj qytetarët të realizojnë të drejtën e votës!”, thekson Visar Ganiu.