Shkup, 22 qershor – Me nderime të mëdha Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu mirëpriti sot fituesin e çmimit Nobel në shkencën e fiziologjisë dhe mjekësisë në vitin 1998, Ferid Murad,i shpallur Qytetar Nderi i Çairit në vitin 2012.
Ata zhvilluan një takim mjaft miqësor dhe në shenjë mirënjohjeje për lartësimin e vendit prej ku ka prejardhjen përmes gjenialitetit të dëshmuar në botën e shkencës, kreu i Çairit u përkujdes që rruga që mban emrin e tij tashmë disa vite me rradhë të ketë pllakë të re, të cilën e shpalosën sot së bashku.