Virxhinia Holl, spiunia e pabesueshme

Amerikania Virxhinia Holl, spiune e aleatëve, ishte e vetmja grua jo ushtarake që fitoi Kryqin e Shërbimit të Shquar, për kontributin e saj në Luftën e Dytë Botërore. E kulturuar dhe e shëtitur nëpër botë, Holl ishte i etur t’i bashkohej shumë shpejt Shërbimit të Jashtëm. Por për shkak të një incidenti në gjueti, që i shkaktoi humbjen e njërës këmbë, ajo s’mundi ta vazhdonte dot këtë karrierë.

Kjo grua e sfiduar në aspektin fizik, u konsiderua nga gjermanët si spiunia më e rrezikshme, dhe u kërkua vazhdimisht, për shkak të krijimit të rrjeteve të rezistencës, ndihmës për shpëtimin e të burgosurve të luftës, dhe transportimin e parave dhe armëve për operacionet aleate në Francë.

Ajo u largua nga Franca drejt Spanjës, menjëherë pas pushtimit gjerman të vendit. Atje vazhdoi punën e saj të spiunazhit deri në fund të luftës, kur u dekorua për përpjekjet e saj të pabesueshme.