Ngordhjes së më shumë se 2000 antilopave Saga në Mongoli, i është atribuuar një sëmundjeje që tashmë është duke kërcënuar të gjithë racën njerëzore. Shkencëtarët e Wildlife Conservation Society WCS (Shoqëria e Mbrojtjes së jetës së egër), të cilët punojnë në fushat e prekura të Mongolisë perëndimore, thonë se sëmundja i ka patur bazat tek gjedhët. Ky është një virus i njohur si PPP ose Peste des Petits Ruminants. Një veterinere e WCS, Dr. Enkhtuvshin Shiilegdamba ka thënë për gjigantin mediatik “BBC News” se më shumë se 1500 antilopa janë gjetur të ngordhura. Trupat e dekompozuar të kafshëve janë djegur për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve. Hulumtuesit e kanë përshkruar shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes si “alarmante”. “Rasti i parë i PPP u konfirmua më 2 janar të këtij viti”, tha Dr.Shiilegdamba për “BBC”. Ajo dhe kolegët e saj thanë se ky është infeksioni i parë vdekjeprurës që ka ndodhur në popullatat e kafshëve. Përtej kësaj, speciet e rralla, qëndron një shqetësim më i madh ndaj specieve të rralla dhe ekosistemeve të gjëra fushore.