Pragë, 18 janar – Në Çeki pas tre viteve për herë të parë është regjistruar virusi i gripit të shpendëve H5H8 .
Administrata Veterinare Shtetërore çeke bëri të ditur se epidemia është paraqitur në një fermë të shpendëve në rajonin qendror të Çekisë.
Analizat konfirmuan se nga virusi i gripit të shpendëve kanë ngordhur një numër i madh i pulave.
Shërbimi veteriner lokal ka theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e kujdesit.