Berlin, 20 tetor – Shoqata gjermane për virologji paralajmëroi sot për pasojat e tmerrshme të përhapjes së pakontrolluar të koronavirusit të ri gjatë stinës së dimrit në vend.
Shoqata bën thirrje për veprim të bazuar shkencërisht kundër pandemisë.
“Për shkak të dinamikës shpërthyese të infeksiobsh/nit, që është vërejtur në të gjithë Evropën, ekziston druarje se në një moment do të ketë humbje të kontrollit mbi infeksionin”, thanë virologët.
Ata ashpër janë kundër imunitetit të tufës, pasi kjo mund të çojë në mbingarkesë të sistemit shëndetësor. Sipas tyre, sistemi gjerman do të mbingarkohej për shkak të mungesës së personelit për kujdes intensiv nëse do të kishte rreth 20.000 të sapoinfektuar me Kovid-19 në ditë, dhe se përhapja e pakontrolluar e infeksionit do të çonte në numër të madh të vdekjeve.
Virologët theksuan se nuk është dëshmuar ende se sa zgjat imuniteti i fituar pas infeksionit, duke shtuar se në raste asimptomatike, veçanërisht tek të rinjtë, nuk ka imunitet të qëndrueshëm.