Opozita në Hungari është mobilizuar. Udhëheqësit e opozitës janë më të zëshëm në kërkesat e tyre, që kryeministri Viktor Orban të shpjegojë se pse strehon kriminelë nga shtetet tjera. Debat i ashpërt është zhvilluar në parlmentin e Hungarisë, ku në muret e parlamentit u vendos një poster me imazhin e Gruevskit ku shkruante Vip emigrant i Orban. Kështu e quajti opozita hungareze Gruevskin në një intervistë për 1Tv, ndërsa sot Koalicioni Demokratik informoi se kanë vendsur postere të tilla në gjitha muret e Parlamentit. Përfaqësuesi i Koalicionit Demokratik gjatë sancës theksoi se është koha që Orban të tregojë se pse udhëheqë politikë emigrante VIP dhe se Orban me këto veprime ka kontrabanduar njerëzit.
“Edhe sa të burgosur do ti transferojnë shtëpitë e tyre kriminale në Hungari” – pyeti përfaqësuesi i Koalicionit Demokratik, i cili informoi për gjendjen e sotme në parlament.
Politika e migrimit dhe azilit të Orbani bashkoi opozitën që të ndërmarrë veprime konkrete institucionale, si dhe aksion guerrilas. Sekretari i shtetit në zyrën e kryeministrit Viktor Orban, Balsh Orban sot u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Ai u pyet përse Gruevski mori trajtim të veçantë dhe nëse ai ishte fëmijë pa prindër, grua shtatzëne, person me nevoja të veçanta ose paaftësi fizike.(koha.mk)