Kompania e komunikimeve telefonike VIP ka hapur dyert e godinës së re në sheshin “Shën Mëria”. Godina është e rregulluar sipas të ashtuquajturit “parim i punës së shkathët” që bazohet në funksionalitet fizik. Punonjësit në dispozicion kanë 40 salla më të mëdha dhe më të vogla të digjitalizuara për takime, hapësira për konferenca video, “fokus dhoma”, kuzhina, dhoma për relaksim si dhe kantinë.
“Hapësirat e reja në tërësi mbështesin kulturën tonë të bashkëpunimit dhe postulatet në të cilat bazohet, apo më saktë ekip, shkathtësi dhe besim, që në kombinim me zgjidhjet e avancuara digjitale, garantojnë kushte ultra-moderne për punë për punonjësit aktual dhe ata të ardhshëm. Hapësirat e reja të biznesit janë një fillim i mbarë dhe stimul për arritjen e të gjitha sfidave që në të ardhmen, së bashku me të punësuarit, do t’i tejkalojmë”, pohoi Mislav Galer, drejtor ekzekutiv i VIP-it. (Z.V)