Një tjetër shqiptar që po tregon sukses të jashtëzakonshëm në SHBA është dhe Vilson Ndërgjoni. Në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA, ai tregon mbi fillimet në karrierë, sakrificat dhe shumë gjëra mbi veten
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë? E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?
Kam 16 vite që merrem me sportin e mundjes kam qenë kampion në Shqipëri për disa vite me radhë, kam marrë pjesë në 4 kampionate botërore dhe 4 europiane, kampion në disa turne ndërkombëtarë në mundje, kam 1 vit e 6 muaj që merrem me sportin e MMA në SHBA prezantoj Shqipërinë, fillimet e këtij sporti e kam pas shumë të vështirë duke mos pasur mbështetje financiare, por pasi e nisa këtë sport dikush më dha mbështetje dhe përkrahje që u bë sponsori im dhe i emrit tim Imer Cami një shqiptarë nga Dibra e Madhe që ka kompani ndërtimi në SHBA.
KOHA: Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?
Idhulli im që ndjek është Khabib Nurmagomedov, sepse kemi të njëjtin stil – Wresling mundje më shumë.
KOHA: Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?
KOHA: Sipas meje, Coner Mcgregori dha shumë vlera sportit të MMA.
KOHA: Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?
Planet për këtë vit janë se kam të bëj dhe dy ndeshje në shtator dhe në dhjetor ta mbyll vitin me 4 fitore.
KOHA: Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?
Synimet janë në 2020 të jem në UFC dhe të jem i pari sportist nga Shqipëria që përfaqëson kombin shqiptarë dhe të hy në histori si sportisti i parë shqiptarë në UFC.
KOHA: Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?
Ndeshje kam pas amater fighter kam pas 5 ndeshje ku isha kampion 3 herë rresht nga të cilat i kam fituar 4 dhe 1 e kam humb. Profesionale kam pas një ndeshje me 15 qershor në Florida kundër një kundërshtari me shumë eksperiencë që e fitova në 1 minutë e 5 sekonda duke e dorëzuar.
KOHA: A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?
Humbja me motivon më shumë se çdo gjë, më bën të punoj më fortë dhe të kem suksese, shteti që stërvitem është Nju Jersi, stërvitem me sportistë që janë në UFC si Myckey Gall Jim Myller.