E pagoi shtrenjtë trajneri Fran Escriba disfatën 4-0 ndaj Getafes, me Villarealin që mori menjëherë masat për shkarkimin e tij edhe pse 52 vjecari qëndroi vetëm një vit në stolin e spanjollëve. Escriba u ul në stolin e Villarealit në gusht të vitit 2016 dhe në muajin maj rinovoi kontratën e tij deri në fund të këtij sezoni. por tashmë me ekipin që renditet në vendin e 14 në tabelën e klasifikimit të La Ligas pas vetëm 6 takimeve të luajtura, bashkëpunimi nuk ishte më një opsion. Nëndetësja e verdhë e mbyllui sezonin e shkuar në vendin e pestë por fushate e dobët e këtij fillim sezoni i kushtoi vendin e punës trajnerit. Për koincidencë Escriba pësoi të njëtin fat tek Getafe në prill të vitit 2016 pas disfatës ndaj Villarealit.