Pas humbjes ndaj Celta Vigos në shtëpi drejtuesit e Villareal morën vendimin drastik për të shkarkuar nga detyra trajnerin Javier Calleja, pasi vendi i 17-të në klasfikim është një pozicion shumë kritik për një skuadër që në çdo sezon luan për të siguruar pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Rezultatet jo të mira në këtë fazë të parë me vetëm 14 pikë të grumbulluara në 15 javë sollën edhe shkarkimin e trajnerit Calleja, ndërkohë që drejtuesit e nëndetëses së verdhë kanë zyrtarizuar edhe emrin e trajnerit të ri.
Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Luis Garcia Plaza, i cili rikthehet te Villareali pas eksperiencës me Villareal B, ku në sezonin 2005-2006, grumbulloi 100 pikë, duke zhvilluar një kampionat fantastik dhe duke e ngjitur skuadrën e dytë të Villarealit nga kategoria e 4-t në të 3-ën. Luis Garcia Plaza do ta drejtojë, formacionin nga komuniteti valencian deri në fund të këtij sezoni.