Viktoria Varga modelja hungareze e cila është prej disa vitesh partnerja e sulmuesit italian Graziano Pelle dhe njihet nga të gjithë si Viky, po kalon disa ditë pushime në ishullin e Caprit në Itali bashkë me të fejuarin e saj futbollist. Bukuria e natyrës këtë herë është ndërthurur me atë të Viky-t për të formuar një binom spektakolar. Viky Varga ndodhet për herë të parë në Capri siç ka zbuluar vetë modelja dhe po e shijon në maksimum këtë udhëtim në një nga ishujt më të bukur në botë.