Shkup, 14 shkurt – Dje pas orës 16 u informuam për fatkeqësinë, kemi filluar menjëherë përgatitjet për mjekimin e të plagosurve, për një kohë të shkurtër, 3o minuta nga ndihma e shpejtë por edhe nga banorët e Llaskarcës kanë ardhur një pjesë e të lënduarve në gjendje të rëndë.
Për fat të keq 6 prej tyre vetëm është konstatuar vdekja, kështu ka deklaruar para gazetarve doktor Ridvan Brajarami nga spitali “8 shtatori”, raporton KOHA.
“Organizimi i ekipi mjekësorë ka qenë shumë i shpejt, kemi qenë në mobilizim shumë të shpejtë, habitem dhe unë që në një mënyrë kaq të shpejtë të organizohemi sepse ndonjëherë nevojiten orë të tëra. Arsyet e vdekjes për viktimat do ti tregoje autopsia dhe mjeku ligjor, por të gjithë pacientet që janë pranuar në spitalin tonë janë shtruar për kurim, një pacientë është operuar dhe fatmirësisht pacientja është stabile”, deklaroi Bajrami. (koha.mk)