Kumanovë, 6 prill – Viktima e dytë e sotme në Kumanovë është vjehrri i lehonës që dotë më parë doli pozitive me koronavirus. Rreth 55-vjeç, kumanovari ka ndërruar jetë sot, ndërsa gazeta KOHA merr vesh se bëhet fjalë për familjar të lehonës që ditë më parë lindi parakohe foshnjë shëndoshë e mirë, ndërsa tek e njëjta konstatuar virusi Covid-19.
Shtatzëna nga Kumanova javën e kaluar ishte paraqitur në urgjencën e Kumanovës, por që ishte përcjellë drejt Gjinekologjisë së Shkupit pasi bëhej fjalë për rast me rrezikshmëri. Mjekët e gjinekologjisë në Klinikën “Nëna Terezë” me prerje cezariane kishin lindur foshnjën shëndëshë e mirë, ndërsa i kishin bërë test lehonës. Testi kishte rezultuar pozitiv, ndërsa në izolim ishin futur familjarët e lehonës. Lehona vazhdon të qëndrojë në Klinikat e Shkupit për shërim të mëtejmë, ndërsa në gjendje stabile është eshte foshnja e saj.
Ndryshe, vetëm sot – Kumanova shënoi dy viktima. (koha.mk)