Shkup, 23 shtator – Nesër do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite me më shumë periudha të diellit, ndërsa do të ketë edhe paraqitje të shiut të shkurtër lokal dhe bubullimave. Stabilizim kalimtar të motit do të ketë të premten, kur të fillojë të fryejë erë mesatare veriore deri në të përforcuar jugore, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nën ndikim të valës së lagësht të shtunën do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat vende – vende do të jenë më të rrëmbyeshme, të ndjekura me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura dukshëm do të zvogëlohet. Të dielën dhe të hënën do të jetë me vranësira të ndryshme dhe ende me erë me paraqitje të reshjeve lokale të shiut.
Moti edhe gjatë ditës do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 23 deri në 29 gradë Celsius.