Për çdo nënë të re, një fëmijë që lind me peshë 4 kilogramë mund të quhet me plot gojë më se i shëndetshëm, por një grua në Britaninë e Madhe ka sjellë në jetë binjakët që peshojnë së bashku rreth 8 kilogramë, duke shënuar kështu rastin e parë të binjakëve që lindin me këtë peshë rekord në Britaninë e Madhe. Faye Gardiner, 33 vjeçe nga Gloucestershire solli në jetë djemtë e saj Joseph dhe Lucas pasi kishte kryer kontrolle të rregullta gjatë shtatzënisë, por pesha e pazakontë e binjakëve habiti edhe vetë mjekët.