Me teknologjinë e re Joyride, ndjesia është ajo që ndërsa vrapon këmbët përkëdhelen nga sfera të vogla shumë të buta. Është kjo risia që sjell kompania Nike me synimin që të reduktojë lodhjen.
Teknologjia karakterizohet nga 8 mijë mikrosfera me përbërje plastike dhe gome të pozicionuara në kapsula të ndryshme dhe të diferencuara në bazë të pozicionimkit. Më e madhe është kapsula në thembër me qëllim që të zbusë impaktin e përplasjes së këmbës me tokën.
Për të prodhuar atleten që redukton lodhjen ndërsa ecën, kompania ka kryer diskutime me sportistë profesionistë dhe ka testuar 150 materiale të ndryshme derisa është arritur në këtë model.