Podgoricë, 30 shtator – Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë vizitës jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Malin e Zi të hënën u takua edhe me presidentin e Malit të Zi dhe liderin e PDS-së, Milo Gjukanoviq, shkruan gazeta e Podgoricës “Vijesti”.
Rama të hënën bisedoi edhe me një nga dy opsionet politike shqiptare, bartësin e listës shqiptare, Nilk Gjeloshaj.
Duke iu referuar burimeve nga partitë e pakicave “Vijesti” shkruan se Rama të njëjtën ditë u takua edhe me Gjukanoviqin.
Nga Kabineti i Gjukanoviqit theksojnë se nuk iu përgjigjën pyetjes së tyre në lidhje me takimin midis tij dhe Ramës, duke pasur parasysh që vizita e kryeministrit shqiptar nuk u paralajmërua.