Christian Vieri i ka akuzuar gjeneratën e lojtarëve të sotëm se nuk kujdesen shumë për të luajtur futboll. “Që të jesh sulmues i mirë, duhet të kesh edhe faqe të mirë në Instagram”. Vieri është njëri prej sulmuesve më të frikshëm të viteve 1990 deri në vitin 2000, ku kishte shënuar më shumë së 200 gola për skuadrat si Juventusi, Atletico Madrid, Lazio dhe Inter.
“Nuk keni nevojë për të shënuar më shumë se 30 gola në sezon. Nuk keni nevojë për të shënuar gol të dielën. Më parë, nëse nuk ke shënuar ju jeni mbyllur ndoshta tërë javën, kur je kthyer në stërvitje i ke shikuar të gjitha gabimet derisa je përpjekur për tu përmirësuar. Kjo nuk ndodh më. Ne ishim të sëmurë, tërë gjenerata e jonë, sidomos sulmuesit. Ne ishim të sëmurë për të shënuar gola”, shtoi më tej Vieri.
“Icardi? Ne jemi shumë të ndryshëm. Unë dëshiroja luftë me të gjithë. Shënova rreth 140 gola në Serie A, shumë apo pak, i kujtojë të gjithë, madje edhe shanset që kam humbur”, deklaroi Vieri.