Ish-sulmuesi i Italisë, Kristian Vieri, goditi Geri Lineker për kritikat e tij ndaj Karim Benzema, duke mbrojtur francezin e Real Madridit. Lineker dhe Benzema kanë qenë të përfshirë në një luftë fjalësh. Francezi ndërkombëtar ka shënuar vetëm dy herë në 12 ndeshje me Real Madridin, në të gjitha garat e këtij sezoni, duke marrë kritika ndaj shfaqjeve të tij. Vieri, një sulmues tjetër, i cili shënoi rregullisht për klubin dhe kombëtaren e tij, tha se kritikat e Lineker ishin të padrejta.
“Nuk e di pse Geri Lineker punon në TV. Ai i shënoi të gjithë golat e tij në “six-yard box”, – tha italiani për “Bein SPORTS”.
– Ai është një ish-sulmues dhe duhet ta dijë mirë se, kur një sulmues nuk shënon për disa ndeshje, kjo nuk do të thotë se duhet ta vrasësh?” Lineker u përgjigj në “Twitter” duke shkruar:
“Jam në TV për të bërë pyetje rreth futbollit, çuditërisht që përfshin edhe pyetje rreth futbollistëve”.