Cristian Vieri ka qenë një idhull për shumë tifozë të Interit, pasi ka shënuar shumë gola, gjatë periudhës që luajti me zikaltrit. Gjithsesi, që nga vitit 2012, sulmuesi italian ka pasur një betejë gjyqësore me klubin zikaltër dhe kompaninë Telekom, të cilët i akuzon për spiunazh dhe përgjime telefonatash.
Në vendimin e parë, Vieri fitoi të drejtën e dëmshpërblimit me rreth 1 milionë euro, por sulmuesi kërkoi më shumë dhe apeloi çështjen. Apeli e reduktoi akoma më shumë dëmshpërblimin duke e çuar në 90 mijë euro.
Në shkallën e 3-të gjyqësore, sulmuesit i janë rrëzuar të gjitha pretendimet e tij dhe për më tepër, tani i është ngarkuar edhe pagesa e 33 mijë eurove, si shpenzime gjyqësore.