Vieira dhe Crystal Palace ndajnë rrugët

Crystal Palace ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin francez, Patrick Vieira.   Vieira nuk do të jetë më trajneri i klubit të Ligës Premier, pasi sot (e premte) ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e Crystal Palace.

“Klubi i futbollit Crystal Palace mund të konfirmojë se Patrick Vieira është larguar nga posti i tij si menaxher i ekipit të parë”.

“Tre anëtarë të stafit të trajnerit të Patrick – Osian Roberts, Kristian Wilson dhe Said Aigoun – janë larguar gjithashtu nga klubi”, thuhet në njoftimin e klubi anglez.

Advertisements

Crystal Palace gjithashtu ka njoftuar se procesi për emërimin e një menaxheri të ri është duke u zhvilluar dhe ata do të ofrojnë një përditësim në kohën e duhur. Dean Kiely do të mbetet trajner i portierëve.