Një grup personash ende të paidentifikuar kanë grabitur shtëpinë e vajzës së ish-bosit të Formula 1, Bernie Eccelstone.
3 grabitësit hynë në vilë nga kopshti dhe plaçkitën të gjitha kasafortat që ishin në dhomën e gjumit të Tamara Ecclestone. E gjithë grabitja ka ndodhur për 50 minuta.
Më pas ata u larguan me shpejtësi për të mos u vënë re nga një prej rojeve të sigurisë që ndodhej brenda ndërtesës. Mediat britanike raportojnë se 35-vjeçarja Tamara nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja.
Grabitësit kanë dalë prej aty me sende të vjedhura që arrijnë vlerën e 60 milionë eurove. Grupi i grabitësve ka mundur të hyjë në lagjen e vilave në Kensington dhe pse ambienti është i survejuar 24 orë në ditë.
Vila 70 milionë paund e Tamara Ecclestone është e vendosur në një nga lagjet më elegante të kryeqytetit britanik dhe është e përbërë nga 57 dhoma.