59 vjeçari M.K nga Gostivari i punësuar në Ndërmarrjen publike Rrugët e Maqedonisë, njësia në Gostivar, ka denoncuar vjedhje të mburojës së metalit në rrugën Gostivar-Tetovë- në afërsi të mbikalimit për në fshatin Negotinë. Sipas denoncimit, persona të panjohur kanë vjedhur telin mbrojtës në gjatësi prej 120 metrave, e cila ka qenë e vendosur në shtylla prej metali. Kësisoj hajnat kanë arritur të shkaktojnë dëm prej 90 mijë denarëve. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.