Dy adhurues të Bonsai i kanë bërë një thirrje hajdutëve që vodhën 7 pemë në shtëpinë e tyre, t’ia rikthejnë. Seiji Iimura dhe bashkëshortja e tij Fuyumi i ofruan grabitësve udhëzime për tu kujdesur për fëmijët e tyre në këmbim të pemëve. Çifti tha se pemët e çmuara u morën nga kopshti i tyre në Saitama, pranë Tokios.
“Nuk ka fjalë ta përshkruajmë sesi ndihemi”, shtoi Iimura. “Ishin shumë të çmuara për ne”. Pemët e vogla janë me vlerë të paktën 118 mijë dollarë. Me prejardhje nga Azia lindore dhe shpesh e lidhur me Japoninë. Bonsai është një formë delikate e artit që bazohet në teknikat e kultivimit të bimëve.