Shkup, 9 mars – Dy kryerës të panjohur mbrëmë kanë vjedhur rreth 28.000 denarë nga pompa e benzinës në rrugën “Pero Nakov” në Shkup. Siç kumtoi policia, kryesit kanë qenë të maskuar, ndërsa para se ta kryejnë vjedhjen, në orën 3:10, i janë kërcënuar të punësuarit me pushkë automatike. Më pas e kanë goditur me pushkë në kokë dhe janë nisur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetjen e tyre dhe për ndriçim të plotë të rastit.