Pistoletë “zastava e kuqe” me kalibër 7,65 milimetra është vjedhur dje nga një banesë në bulevardin “AVNOJ” në komunën Aerodrom, pronësi e S.M. (49). Siç informon policia, vjedhjen e ka kryer një kryerës tani për tani i panjohur në periudhën nga ora 12 deri në orën 20. Po ndërmerren masa për gjetjen e tij dhe për ndriçim të plotë të rastit.