Policia Dusseldorf-it në Gjermani po kërkon një Ferrari 288 GTO që është vjedhur gjatë një guide-test të makinës. Në veçanti kërkohet personi që ka rezervuar testin së bashku me pronarin e makinës së çmuar në të njëjtin qytet gjerman.
Është raportuar se njeriu dhe pronari i Ferrarit kanë rënë dakord për një takim dhe gjatë guidës-test, shitësi ka dalë nga makina për të shkëmbyer vende me blerësin potencial. Ka qenë pikërisht në këtë moment kur klienti ka hipur në vendin e shoferit dhe pas një përshpejtimi të dhunshëm është larguar. Autoritetet kanë deklaruar se ende nuk janë në gjendje të gjejnë makinën sportive italiane që supozohet të ketë vlerë deri në rreth 2 milionë euro.
Ferrari ka projektuar GTO 288 për të konkurruar në gara dhe në veçanti në Grupin B. Megjithatë, kjo kategori u ndalua përpara se Ferrari të kishte pasur ndonjëherë mundësinë për të garuar ndonjëherë. Ferrari vendosi të mos braktisë projektin dhe vendosi të prodhojë 272 njësi të 288 GTO për përdorim të zakonshëm. Makina është e pajisur me një motor të dyfishtë me cilindër prej 2.900 cc V8 që sjell 395 hp dhe një çift rrotullues prej 496 Nm. Të gjitha modelet ishin të pajisura me transmetime manuale.
GTO 288 është bërë vitet e fundit një nga më të kërkuarat e Ferrarit, saqë vazhdon akoma të jetë shumë e rrallë në krahasim me makinat e tjera të “kuqe” po aq prestigjioze si F40 apo edhe F50, për të mos përmendur ‘Enzo-n’ apo për super makinën ‘LaFerrari’.