Athinë, 11 shtator – Autoritetet lokale kanë inicuar hetim pasi është konfirmuar se është zhdukur armë nga depoja në bazën e marinës greke në ishullin Leros në Detin Egje.
Me inspektim është konfirmuar se mungon armë anti-tank, municion dhe bomba dore.
Kontrolli paraprak është kryer vitin e kaluar, informoi zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas, duke shtuar se ka indikacione se arma është marrë “pak nga pak”.
Sipas tij, me siguri se kjo ka ndodhur në periudhën nga fillimi i vitit e deri në verë.