Tetovë, 9 maj – Vjedhja e radhës është regjistruar në Zhelinë, ndërsa është paraqitur në polici nga 62 vjeçari M.Z nga fshati Nerashtë, përndryshe familjarë i pronarit të shtëpisë Z.A që ndodhet me punë të përkohshme në Gjermani, shkruan gazeta KOHA. Sipas denoncimit, hajnat gjatë këtij fillim muaji, kanë hyrë nga dera e shtëpisë të cilën e kanë hapur me forcë dhe kanë marrë tre televizorë. Me këtë rast, është shkaktuar dëm prej 100 mijë denarë. Është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)