Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njoftoi se janë vjedhur rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Gazeta Metro.
Fillimisht, njoftimi ishte ardhur nga një punëtor i një firme për mirëmbajtje të autostradës.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
“Autostrada Ibrahim Rugova, Prizren 15.07.2019 – 16:55. Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth njëqind (100) përforcues të shtyllave mbrojtëse. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.