Shkup, 2 prill – Janë vjedhur 2,4 milionë denarë nga D.K. (38) derisa ka qenë në parking në bulevardin “Jane Sandanski” prapa ekspoziturës së bankës, prej ku paraprakisht i ka tërhequr paratë.
I dëmtuari ka denoncuar në polici sot rreth orës 11:15 se vjedhjen e kanë kryer disa dy persona të panjohur, të cilët kanë ardhur me motoçikletë. Ka thënë se i janë marrë rreth 2.400.000 denarë, të cilat i ka tërhequr paraprakisht nga banka.
Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.